Tashmë është e vendosur dhe nuk ka asnjë pikë dyshimi, Real Madrid nxjerr në shitje Ferland Mendyn për shifrën 10 milionë euro. Francezi nuk është në planet e Xabi Alonso-s dhe largimi i tij është i nevojshëm duke i hequr një barrë të madhe klubit madrilen, siç është paga e majme e 30-vjeçarit si dhe për të krijuar hapësirën e nevojshme për tranmsferimet e reja.
Perfomanca fantastike që ka bërë Fran Garcia gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës ka forcuar pozicionin e tij si mbrojtës i majtë titullar, aq më tepër që klubi madrilen prej kohësh po ndjek edhe Alvaro Carreras të Benfica-s. Me ardhjen e mundshme të yllit spanjoll, përflitet për shifrën 50 milionë euro, për Ferland Mendy nuk ka vend në ekip as si rezervë, ndaj largimi i tij është i pashmangshëm.
Pavarësisht se Mendy ka një kontratë deri në vitin 2028, drejtuesit e Realit por edhe trajneri Xabi Alonso mendojnë se koha e francezit te ekipi madrilen ka mbaruar. Nëse dikur ishte titullar i padiskutueshëm në mbrojtje, dëmtimet e vazhdueshme dhe shfaqja e opsioneve të reja kanë ulur rëndësinë e tij dhe jo më kot klubi madrilen e ka nxjerrë në shitje për një shifër të ulët, vetëm 10 milionë euro.
The post Nuk i hyn në punë, Real Madrid nxjerr në shitje “yllin” e ekipit për 10 milionë euro appeared first on Telesport.