Nuk i eci as te Milan, Joao Felix gati të rikthehet te “dashuria e vjetër”

Pas përfundimit të huazimit te Milan ku nuk është se pati sukses, Joao Felix është rikthyer përkohësisht te Chelsea. Drejtuesit e “Bluve” i kanë bërë të ditur yllit portugez që nuk është në planet e tyre për sezonin e ri, ndaj duhet të gjejë një ekip tjetër.

Duke ditur që ka pasur disa huazime në vitet e fundit dhe kudo ku ka shkuar nuk ka lënë gjurmë, Joao Felix, po mendon te rikthehet në shtëpi, te Benfica dhe një arsye madhore për këtë vendim, është trajneri Bruno Lage, të cilin ylli portugez e njeh mirë.

“Duke ditur se trajner është Bruno Lage, të cilin e njoh dhe është i rëndësishëm në karrierën time, po mendoj për rikthimin te Benfica”, tha Felix në një prononcim të shkurtër së fundmi për mediat portugeze.

Por rikthimi i Joao Felix te Benfica nuk është dhe aq i lehtë, së pari ylli portugez ka një rrogë shumë të majme dhe jo çdo klub është në gjendje të paguajë. Së dyti, Chelsea interesohet më shumë për shitjen përfundimtare të Felix, ose huazim me detyrim blerjeje, gjë që vështirë të pranohet nga klubi portugez duke parë formën jo të mirë që ka shfaqur Joao Felix në vitet e fundit.

The post Nuk i eci as te Milan, Joao Felix gati të rikthehet te “dashuria e vjetër” appeared first on Telesport.