Anësori i Manchester City, James McAtee, ka refuzuar një transferim jashtë vendit. Për të janë interesuar disa klube të rëndësishme në Gjermani dhe Itali, por mesfushori 21-vjeçar ia ka bërë të ditur klubit se preferon të qëndrojë në Angli.
Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen kanë treguar interes për McAtee në Bundesliga dhe ai gjithashtu ka admirues në Serie A. Duke parë refuzimin e lojtarit për të lënë Anglinë, është bërë përpara ekipi i Nottingham Forest.
Skuadra e Premier League ka shfaqur interes për lojtarin që luan me kombëtaren U-21 të Anglisë. Vjet, ai realizoi 7 gola në 27 ndeshje në total me Manchester City, por nuk po gjen shumë hapësira te skuadra e Pep Guardiola.
Ndërkohë, Manchester City është afër nënshkrimit të lojtarit të të rinjve të Aston Villa-s, Freddie Lawrie. 16-vjeçari mund të luajë në mesfushë dhe qendërmbrojtës. Ai u bashkua me Villa-n nga Port Vale në shtator 2023.
The post Nuk gjen vend të skuadra e Guardiola, talenti anglez i Manchester City refuzon një transferim jashtë vendit appeared first on Telesport.