Nuk është më sekret, një nga yjet e Real Madrid është i pakënaqur me Alonso-n

Real Madrid do të luajë pas pak ndaj Juventusit në Kupën e Botës për Klube dhe për të tretën ndeshje rresht, Xabi Alonso e ka lënë në stol brazilianin Rodrygo.

“The Athletic” nisur nga burime të afërta të lojtarit raporton se 24-vjeçari është i pakënaqur me minutat e pakta që po merr në fushë nga Xabi Alonso, edhe pse ky i fundit nuk ka ngurruar ta lavdërojë atë publikisht duke e konsideruar si një lojtar spektakolar dhe që do i duhet shumë Realit gjatë sezonit.

Por, pavarësisht fjalëve të bukur, në anën tjetër aktivizimi i Rodrygo nën drejtimin e Xabi Alonso-s është me pikatore. Por, frika më e madhe e brazilianit është që mund të përfundojë në një lojtar të mirëfilltë stoli me ardhjen e talentit Franco Mastantuono, i cili luan pikërisht në krahun e Rodrygo-s.

Braziliani është përfolur shpesh kohët e fundit për një largim të mundshëm nga Real Madrid, Arsenal është klubi më i përmendur, por deri tani nuk ka pasur ndonjë ofertë konkrete.

The post Nuk është më sekret, një nga yjet e Real Madrid është i pakënaqur me Alonso-n appeared first on Telesport.