Keir Starmer, kryeministri anglez, është një tifoz i flaktë i Arsenalit. Ai mbështet prej vitesh skuadrën londineze dhe është mbajtës i një bilete sezonale (abonim) në “Emirates Stadium”. Përveçse tifoz, ai është edhe një ushtrues i rregullt i futbollit amator.
Mediat britanike bëjnë me dije se luan çdo të diel ndeshje 8 me 8, e konsideron futbollin një mënyrë për t’u shkëputur nga politika dhe rikthyer në një ambient të natyrshëm e miqësor. Njëri nga kolegët e skuadrës së tij (8 me 8) e përshkruan kështu: “Nuk është më i afti, por është një kapiten i mirë, organizues i paepur dhe lojtar konkurrues që urren të humbasë”.
Në një intervistë, Starmer theksoi se, kur je në fushë “nuk ka rëndësi çfarë bën, ajo që ka rëndësi është nëse je pjesë e një ekipi dhe kontribuon”. Ky portret që ndërthur politikën me dashurinë për sportin tregon dimensionin njerëzor të Keir Starmer, njeriut që kërkon balancën dhe normalitetin përmes futbollit.
The post “Nuk është më i afti, por një kapiten i mirë”; kryeministri Starmer nuk i ndahet futbollit appeared first on Telesport.