Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se Dimal Basha duhet të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit për shkak të “hulumtimit” kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Limaj ka thënë se Basha duhet t’i bartë pasojat e veprimeve të tij dhe se pasojë do të duhet të ishte dorëheqja nga posti i kryeparlamentarit.
“Ai nuk është kryetar i Kuvendit tim. Ai njeri duhet të japë dorëheqje nga kryetari i parlamentit. Duhet me u ndal dhe me jetu me pasojën. Nuk dua ta fus motivin, unë vetëm po them se duhet të keni pasoja për veprimin që keni bërë”, ka thënë Limaj në ATV.
Ai ka përmendur rastin e Jabllanoviqit kur ishte shkarkuar nga Isa Mustafa pas një deklarate në Gjakovë që nxiti reagime të ashpra.
“Shikoni deklaratën e Jabllanoviqit dhe shikoni punimin e Dimalit. Isa Mustafa e shkarkoi. Por pati një reagim qytetar të jashtëzakonshëm, nuk mund të ikësh me një kërkim falje”, ka thënë Limaj.