Nuk është Konate, ky është përforcimi i parë që do të bëjë Real Madrid në verën e ardhshme

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka zbuluar se përforcimi i parë që do të bëjë Real Madrid në verën e ardhshme do të jetë Nico Paz. Klubi madrilen do të rikthejë yllin e ri argjentinas sipas marrëveshjes së bërë me Como-n.

“Real Madridi po planifikon të rikthejë Nico Paz si lojtarin e parë për vitin 2026. Kuptohet që klauzola e riblerjes NUK është e vlefshme në janar dhe Como dëshiron ta mbajë atë deri në verë.

Plani është që marrëveshja të ndodhë në qershor 2026. Nico tashmë ka thënë PO”, shkruan Romano. Në bazë të marrëveshjes së bërë mes dy klubeve, Real Madrid do t’i paguajë Como-s vetëm 9 milionë euro për të rikthyer përfundimisht Nico Paz dhe për të pasur 100% të drejta të plota në kartonin e tij.

The post Nuk është Konate, ky është përforcimi i parë që do të bëjë Real Madrid në verën e ardhshme appeared first on Telesport.