Kosova po përballet me pasiguri në lidhje me formën e saj të përfaqësimit në CEFTA dhe në Procesin e Berlinit, ndërkohë që kërkon të jetë pjesë e barabartë e tregut të përbashkët rajonal.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thekson se Kosova nuk guxon të mbetet jashtë këtyre nismave, ndërsa drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani, thotë se pjesëmarrja e Kosovës në këto iniciativa do të fuqizojë subjektivitetin e saj juridik.