Shefi i NATO-s, Mark Rutte është detyruar të tërhiqet nga një deklaratë e sikletshme, pasi e quajti presidentin amerikan, Donald Trump – “baba”.
Gjatë takimit në kuadër të samitit të NATO-s në Hagë, Rutte dhe Trump diskutuan mbi luftën Iran-Izrael.
Atje, presidenti i Amerikës tha: “Ne në thelb kemi dy vende që kanë luftuar kaq fort sa nuk e dinë se çfarë dreqin po bëjnë”.
Ndërkohë, Rutte të mërkurën tha se “Baba duhet të përdorë gjuhë të ashpër” për të bindur Izraelin dhe Iranin të zgjidhin gjërat, me të cilën Trump u pajtua.
“Duhet të përdorësh gjuhë të fortë. Herë pas here duhet të përdorësh një fjalë të caktuar”, tha presidenti.
Por komentet e shefit të NATO-s ngritën habi në të gjithë botën, dhe më vonë gjatë ditës, Rutte, ish-kryeministri i Holandës, u detyrua të tërhiqej.
Ai tha: “Gjëja me babën, unë nuk e thirra Trumpin “babë”, ajo që thashë është se ndonjëherë… Në Evropë, ndonjëherë dëgjoj vende që thonë, “hej, Mark, a do të qëndrojnë SHBA-të me ne?”.
“Dhe unë thashë, “kjo tingëllon pak si një fëmijë i vogël që i pyet babit të tij, “hej, a do të qëndrosh ende me familjen”? Pra, në këtë kuptim, unë përdor baba, jo se po e thërrisja Presidentin Trump baba”, transmeton Klankosova.tv.
The post “Nuk e thirra baba”, Rutte vihet në siklet nga deklarata për Trumpin appeared first on Kosovapost.net.