“Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë”, Hakimi: Ai ka bërë një ndyrshim të madh

Achraf Hakimi është një nga protagonistët e Paris Saint-Germain në Kupën e Botës për klube. Pas suksesit 2-0 kundër Bayern Munich, mbrojtësi maroken foli për evolucionin e tij në futboll dhe ndikimin themelor që trajneri Luis Enrique pati.

Trajneri më jep shumë liri, është diçka që më përshtatet“, tha Hakimi, që më tej shtoi: “Falë tij, jam përmirësuar shumë. Ai më ka ndihmuar të arrij një nivel që nuk e kisha imagjinuar kurrë. Ai ka bërë një ndryshim të madh“.

Duke parë objektivin e ekipi në këtë turne, ku PSG do të luajë ndaj Real Madrid në gjysmëfinale, Hakimi nuk i fsheh ambiciet e grupit: “Këtë vit kemi kaluar momente të vështira, por mendoj se ekipi ka treguar karakter dhe kompaktësi”.

Edhe në Kampionatin Botëror për klube po tregojmë se jemi një ekip i bashkuar, i vendosur për të luftuar për titullin. Jemi midis pretendentëve dhe duam të qëndrojmë deri në fund“, tha Hakimi.

The post “Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë”, Hakimi: Ai ka bërë një ndyrshim të madh appeared first on Telesport.