Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për videon e nënës së tij që shfaqet e përlotur derisa përmend djemtë e saj dëshmorë, e cila ju ka lëshuar atij në një emision.
Duke i komentuar reagimet e disa njerëzve të pushtetit ndaj kësaj video, Haradinaj ka thënë se ai nuk ka faj që e ka nën gjallë.
Gjatë një interviste në “Rubikon”, i pari i AAK-së ka thënë se kjo gjë nuk mund me iu bë pengesë atij.
“Po e kam nënën gjallë, çka ka faj nëna ime që është gjallë? Është më se e thjeshtë, unë vëllezërit s’i kam, e kam nënën gjallë, a duhet me u bë pengesë kjo? Ose nëse eventualisht me më ballafaqu me emocionet e nënës, unë tash po u dashka me u sjell si guri, si jo njerëzor”, ka thënë Haradinaj.
Madje, ai ka thënë se nuk i ka ardhur mirë që ia kanë lëshuar atë video.
Haradinaj ka thënë se nuk e ka ditur që do të ia lëshojnë.
“Them të drejtën aty ma kanë ba befasi dhe nuk me ka ardhë mirë qe ma kanë qitë ashtu, sepse nuk e kam ditur që do të del ajo”, ka thënë Haradinaj.












