Ai duhej të luante si titullar kundër Nottingham Forest, por Florian Wirtz përfundimisht u tërhoq pak para fillimit të ndeshjes. Trajneri i Liverpool, Arne Slot hodhi dritë mbi gjendjen e gjermanit, duke shpjeguar se vendimi u mor për të shmangur rreziqet e panevojshme.
“Wirtz nuk ishte në gjendje të jepte 100%, ose as t’i afrohej 100%. Mendoj se pas gjashtë, shtatë ose tetë muajsh në këtë ligë ai e ka kuptuar se, pavarësisht sa i mirë je me topin, në këtë nivel duhet të jesh në formën maksimale“, tha Slot.
Vendimi për të mos e grumbulluar u bazua vetëm në gjendjen fizike të 22-vjeçarit dhe dëshirën për të mos i shtyrë gjërat shumë larg. Slot, shtoi më pas: “Prandaj kemi vendosur të mos e rrezikojmë. Shpresojmë dhe presim që ai të kthehet me ne javën tjetër, por kurrë nuk e di se si do të zhvillohen gjërat“.
Pra, duket se nuk ka ndonjë arsye të veçantë për alarm, por kujdesi është i nevojshëm. Liverpool preferon të menaxhojë me kujdes një nga lojtarët e tyre kryesorë, të vetëdijshëm se në një sezon të gjatë dhe intensiv, çdo detaj mund të bëjë një ndryshim.
The post Nuk e grumbulloi, Slot mesazh lojtarit: Në Premier duhet të jesh në 100% ose nuk luan fare appeared first on Telesport.










