Vazhdon situata e nderë mes Vinicius Junior dhe drejtuesve të Real Madridit. Duke parë gjendjen aktuale, shumë ekipe të mëdha kanë shtuar ndjeshëm interesin ndaj yllit brazilian.
Një nga këto ekipe që ka shfaqur fillimisht interes për Vinicius Junior ka qenë edhe PSG, por së fundmi klubi francez është tërhequr nga mundësia për të nënshkruar me brazilianin dhe e gjithë kjo ka ardhur nga vendimi i Luis Enrique.
Trajneri spanjoll mendon se Vinicius Junior nuk do ishte një përforcim i duhur për ekipin e tij. Kërkesat e shumta që ka pasur te Real Madrid dhe mbi të gjitha angazhimi i tij në fushë dhe ana taktike nuk përshtaten me idetë që ka Luis Enrique dhe me vizionin e tij. Drejtuesit e PSG-së po shqyrtojnë opsione të tjera për t’u forcuar në sulm që përshtaten me profilin e kërkuar nga Luis Enrique.
Në rast largimi nga Real Madrid, klubet e vetme që mund të plotësojnë shifrën e kërkuar nga drejtuesit e “Los Blancos” si dhe shifrën e kërkuar nga ylli brazilian, janë vetëm vetëm klubet arabe.
The post “Nuk e dua atë në ekip”, Luis Enrique del kundër transferimit të yllit të Real Madridit appeared first on Telesport.