“Nuk duhet të na kapë paniku në minutat e fundit, kjo na ka kushtuar disa pikë këtë sezon”

Mbrojtësi Jurrien Timber ka pranuar se Arsenal duhet punojë për ankthin që po ndien aktualisht në garën për titullin në Premier League. “Topçinjtë” mposhtën Chelsea 2-1 të dielën, por kishin nevojë që David Raya të bënte një pritje në minutën e 92-të për t’i mohuar Alejandro Garnacho barazimin.

Që nga fillimi i vitit, Arsenal ka pësuar gola në fund kundër Wolves, Brentford dhe Manchester United, gjë që i ka kushtuar pike, ndaj Timber pranoi se frika ndaj Chelsea ishte “e panevojshme”.

Këtë frikë e ndjen, veçanërisht në fund, në ndeshje me rezultat të ngushtë” tha Timber. Më tej, ai shtoi: “Ne ndaluam pak së luajturi kundër Chelsea në fund, gjë që ishte e panevojshme, veçanërisht me një lojtar më shumë. Është diçka për të cilën duhet të punojmë”.

“Kjo ka ndodhur disa herë këtë sezon. Ne kemi bërë shumë përpjekje në ndeshje, veçanërisht në pjesën e parë dhe duhet të menaxhosh 1-0 ose 2-0, por këto gjëra ndodhin, veçanërisht si një ekip i mirë kundër Chelsea”, shtoi Timber.

Është pjesë e lojës, duhet të kuptosh se çfarë ndodh në atë moment. Energjia brenda lojtarëve dhe turmës, ankthi. Është diçka që duhet ta adresojmë dhe të flasim. Nuk mund të fillojmë të mendojmë se titulli është më afër, pasi kanë mbetur nëntë ndeshje. Duhet të luajmë ndeshje pas ndeshjeje. Nëse shikojmë shumë përpara, bëhet paksa tepër“, tha Timber.

The post “Nuk duhet të na kapë paniku në minutat e fundit, kjo na ka kushtuar disa pikë këtë sezon” appeared first on Telesport.