Fenerbahce ishte shumë pranë transferimit të Jadon Sancho nga Manchester United, pasi anglezi nuk është më në planet e Ruben Amorim . Por, kur të dy ekipet ishin drejt arritjes së marrëveshjes, ka qenë pikërish Jose Mourinho që ka ndaluar transferimin e Jadon Sancho drejt Fenerbahce-s.
Media turke “Fanatik” raporton se Jose Mourinho ka folur në telefon me Ruben Amorim dhe ajo që ka dëgjuar për Jadon Sancho-n mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak, ku trajner portugez i Man. United është shprehur se anglezi nuk ka shumë dëshirë për të punuar dhe për të luajtur.
Sipas raportimit të medias në fjalë, Mourinho ka dalë kundër transferimit të Jadon Sancho duke thënë se kërkon vetëm lojtar profesionist në ekip dhe jo lojtar që vijnë vetëm për para dhe nuk ndiejnë asnjë besnikëri ndaj klubit.
Jadon Sancho ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Man. United dhe “Djajtë” janë të gatshëm ta shesin nëse vjen oferta e duhur, pasi Ruben Amorim e ka bërë të qartë prej kohësh që Jadon Sancho nuk ka vend në formacionin e tij.
The post “Nuk dua lojtar që vijnë për para dhe nuk janë besnik”, Mourinho del kundër transferimit të bujshëm te Fenerbahce appeared first on Telesport.