“Nuk do të rri duarkryq dhe të shikoj se si luan Neymar. Nëse është në formë, do ta grumbulloj”

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur për ESPN lidhur me Botërorin 2026 dhe Neymar: “Nuk do të shikojmë vetëm si luan Neymar, të gjithë e njohin talentin e tij. Në futbollin modern, për të shfrytëzuar talentin e tij, një lojtar duhet të jetë në formë të mirë fizike. Nëse është në gjendje optimale, nuk do të ketë problem të thirret në kombëtare”.

Ancelotti gjithashtu komentoi favoritët për Botërorin e vitit të ardhshëm: “Favoritët janë gjithmonë të njëjtët: Argjentina, fituesja e fundit; Spanja po bën shumë mirë; Franca ka cilësi të mëdha individuale; Anglia mund të jetë në grupin e favoritëve. Brazili është padyshim favorit, edhe Italia, por ka vështirësi për t’u kualifikuar. Dua të shoh edhe Gjermaninë”.

Ancelotti mendon rinovimin me Brazilin: Të qëndroj edhe pas Kupës së Botës? Do të ishte fantastike…

The post “Nuk do të rri duarkryq dhe të shikoj se si luan Neymar. Nëse është në formë, do ta grumbulloj” appeared first on Telesport.