“Nuk do të pro*tituohem për një futbollist”; trajneri De Zerbi shpë*then kundër Rabiot

Situatë e tensionuar tek Olympique Marseille pas sherrit të Adrien Rabiot me shokun e skuadrës, Jonathan Rowe. Në një konferencë për shtyp, trajneri Roberto De Zerbi reagoi ashpër: “Në fushë duhet të tregosh guxim, por jo kundër shokëve të skuadrës. Askush nuk duhet të mendojë se është më i fortë se të tjerët. Nuk do të prostituohem për një lojtar. Sa të jem unë trajner, Rabiot nuk do ta veshë më fanellën e Marseille”.

De Zerbi shpjegoi se episodi ndodhi pas humbjes me Rennes, kur shpërtheu sherri në dhomat e zhveshjes. Një tjetër lojtar, Bakola, humbi ndjenjat duke parë skenën. “Në një kompani, nëse dy punonjës rrihen si në ‘pub’, drejtuesi ka dy opsione: pezullim ose shkarkim”, – tha italiani.

Trajneri mbështeti klubin, që tashmë ka bërë dalje si Rabiot, ashtu edhe Rowe, pavarësisht se janë futbollistë të rëndësishëm. “Mund të bëja sikur nuk pashë, por nuk e humbas dinjitetin tim për një kampionat. Do të jem gjithmonë me klubin”, – shtoi trajneri italian.

Në fund, De Zerbi iu përgjigj edhe akuzave nga nëna e Rabiot: “Ajo gënjen. Ishte vendimi im që t’ia jepja shiritin e kapitenit. Ia kam dhënë me më shumë kujdes e dashuri djalit të saj se sa djalit tim”.

The post “Nuk do të pro*tituohem për një futbollist”; trajneri De Zerbi shpë*then kundër Rabiot appeared first on Telesport.