Kryetari aktual I Mitrovicës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e tetorit, shkruan Reporteri.net.
“Unë nuk jam kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Hamza.
Ai tha se PDK ende s’ka propozuar kandidat, por u shpreh se beson se ai do të jetë Arian Tahiri. Hamza u shpreh i bindur se PDK do të dalë fituese.
“Unë e përfundoj mandatin dhe ia dorëzoj mandatin kryetarit të ardhshëm. Jam i bindur se PDK do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë”./Reporteri.net