Gazetari Vehbi Kajtazi ka aluduar se mund të dalin, sipas tij, skandale të reja që implikojnë kryeministrin Albin Kurti.
Deri tash është konsideru, jo konsideru por është portretizu z. Kurti si i virgjër në raport me korrupsionin. Tashmë, po konfirmohet që ai është i përfshirë direkt. Dhe, kjo konfirmohet për herë të parë me prova për një kryeministër”, ka thënë Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.
“Zotëri Kurti tashmë është pjesë e një grupi i cili është marrë me energji elektrike, dhe që hyn në një perimetër të mafisë energjetike”.
“Dhe çkado që ndodh brenda këtij grupi, z. Kurti është udhëheqës’.