Nuk bëjnë pjesë në planet e Flick, Barcelona nxjerr në treg 3 lojtarë

Sipas asaj që raporton “El Nacional”, Hansi Flick iu ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se 3 lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e tij dhe mund të largohen që në merkaton e janarit,

I pari është Marc Casado, i cili preferohet nga Flick në minutat e fundit të ndeshjes, atëherë kur rezultati është i qartë. Roli i tij është reduktuar në një zëvendësues të thjeshtë, edhe në mungesë të Frenkie de Jong.

I dyti në listë është Andreas Christensen. Qendërmbrojtësi danez nuk është më një opsion për mbrojtjen e Barcelonës, pasi Flick kërkon mbrojtës me nivel të qëndrueshëm dhe konkurrues.

I treti në listën e largimit është Dro Fernandez, 17-vjeçari debutoi në fillim të këtij sezoni me katalanasit, por duke qenë se nuk ka vend për të, është menduar të largohet diku tjetër me shumë mundësi në formë huazimi, për të pasur më shumë minuta dhe për t’u rritur më shumë si lojtar.

The post Nuk bëjnë pjesë në planet e Flick, Barcelona nxjerr në treg 3 lojtarë appeared first on Telesport.