Duke folur për takimin e 1 korrikut në Paris, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka drejtuar edhe një herë gishtin kah Beogradi, shkruan Novosti serb.
E përditshmja serbe Novosti shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të shkojë në takimin e inicuar nga presidenti francez Emanuel Macron, për të gjetur ‘mbështetje për idenë e tij që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen Kosovës.
“Ai e konsideron këtë si një ndreqje të një padrejtësie historike”, shkruan Novosti, përkthen Periskopi.
“E shoh të nevojshme korrigjimit e kufirit por pa u prekur territori i Republikës së Kosovës. Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim dhe këtë ide do ta prezantoj edhe në Paris”, citon novosti serb deklaratën e Thaçit.
Ky medium serb shkruan se një ‘tendencë e till, mund të kontribuojë që dialogu të vazhdojë të mbetet i bllokuar, përkundër takimit që është thirrur në Berlin më 29 prill edhe edhe këtij në Paris më 1 korrik.
‘Në përgatitje për Samitin e Parisit, Hashim Thaçi ka diskutuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, derisa Ramush Haradinaj ka darkuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta”, shkruan ky medium.