Novobërda: Fantazma e 800 minatorëve, sot e harruar dhe shkatërruar!

Dikur në Novobërdë jetonin dhe punonin qindra minatorë, por sot në këtë pjesë kanë mbetur vetëm gërmadhat dhe zërat e heshtur të së kaluarës.

Kësaj here, Krejt Kapak me Milotin, hyn në terrin e objekteve të braktisura të kësaj miniere, aty ku minatorët e Novobërdës përgatiteshin për t’u futur thellë në nëntokë.

Në këtë minierë kanë punuar rreth 800 minatorë, ndërsa sot ajo nuk funksionon më – është lënë në harresë.

Pjesë e minierës ka qenë edhe tuneli enigmatik i minatorëve polakë, të cilët punuan për disa vite, ndërsa pajisjet dhe makineria janë vjedhur pothuajse të gjitha.

“Këtu kanë punuar edhe minatorët polakë, por dikur edhe ata ikën”, tregon Arben Llapashtica, ish-banor i Novobërdës.

Brenda objektit gjenden dokumente të ish-minatorëve, të mbuluara nga pluhuri i kohës.

Kompleksi përfshinte edhe hotelin ku banonin minatorët me familjet e tyre, por edhe vizitorë.

“Ka pasë muzikë… këtu jam martu unë më vitin 1983, Sinan Vllasaliu ka këndu këtu”, tregon Riza Vrajolli.

“Këtu, në këtë dhomë e kam nis fëmiun e parë… sot i ka 42 vjet.”

Emisioni i plotë: