Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit anglez.

Të motivuar nga gjendja tabelare, mysafirët ia dolën që të dhurojnë një paraqitje tejet të mirë për të marrë pikët e plota.

Golin e epërsisë ata e gjetën në pjesën e parë përmes Mohamed Salah i cili realizoi për 1-0, teksa golin e dytë e shënuan në pjesën e dytë përmes Dominik Szoboszlai (2-0).

Përveç golit të realizuar, Salah ishte edhe personi që asistoi tek goli i dytë i shënuar nga Szoboszlai, andaj për këtë arsye ai është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 9.0.

Pas tij me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Alisson (8.0) i cili bëri plotë pesë pritje, Virgil Van Dijk (7.8) dhe Dominik Szoboszlai (7.7).

Tek Manchester City në anën tjetër lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte Jeremy Doku me notën 8.0, me belgun që kompletoi plotë 13 driblime.

Me paraqitje solide u vlerësuan gjithashtu edhe Abdukodir Khusanov me notën 7.2 dhe braziliani Savinho me notën 7.0.

Dështimi i ndeshjes në këtë derbi doli të jetë Trent Alexander-Arnold i cili u vlerësua me notën 6.2, pasi u driblua plotë 11 herë nga lojtarët kundërshtarë.