Normalizohet trafiku në vendkalimin kufitar në Jarinjë

Trafiku në vendkalimin kufitar Jarinjë po funksionon normalisht, pasi – siç njoftoi Qendra Kosovare për Menaxhimin e Kufirit – dalja nga Kosova gjatë paradites ishte bllokuar për shkak të punimeve në anën serbe. Se trafiku në Jarinjë po zhvillohet pa probleme e ka konfirmuar edhe portali serb kosovoonline pak para orës 14:00, transmeton Paparaci+.

“Në datën 9 mars rreth orës 12:35, trafiku u lejua për automjetet në dalje nga pika e kontrollit në Jarinjë, pasi kompania për mirëmbajtjen e rrugëve nga Serbia përfundoi punimet. Megjithatë, u krijua një kolonë e gjatë rreth 1.500 metra, ku pritja zgjat rreth dy orë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kosovare.

Qendra kishte njoftuar më herët në mëngjes se dalja nga Kosova ishte bllokuar rreth orës 10:00.

“Sot, nga ora 10:10, qarkullimi i automjeteve në dalje nga pika kufitare Jarinjë është bllokuar, sepse rruga në anën serbe po pastrohet me eskavatorë dhe kamionë, kështu që automjetet nuk mund të lëvizin”, kishte njoftuar më herët gjatë ditës Qendra./Paparaci.com