Këngëtarja e njohur Nora Istrefi vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe ku shfaqet përkrah motrave të saj, Erës dhe Nitës, me të cilat duket e lumtur dhe e rrethuar nga dashuria familjare, shkruan “Kosovarja”.
Motrat Istrefi prej vitesh njihen për stilin e tyre unik dhe për paraqitjet gjithmonë në vëmendje, si në skenë ashtu edhe në dalje publike.