Nora Istrefi, i ka shijuar disa ditë të bukura pushimi, nga ku ka ndarë me ndjekësit e saj një sërë fotosh mjaft të nxehta.
Artistja, e cila prej vitesh mbetet një prej emrave më të përfolur në showbiz-in shqiptar, edhe këtë herë ka tërhequr vëmendjen me format e saj perfekte dhe stilin elegant.
Në disa prej imazheve të publikuara në Instagram, Nora shihet duke pozuar me bikini në nuanca të ndryshme, duke vënë në pah trupin e tonifikuar dhe sharmin e saj natyral.
Fansat nuk kanë kursyer komplimentet për pamjen e saj, teksa komentet e shumta vërshuan poshtë postimeve.
Një ndër pozat që mori më shumë vëmendje ishte ajo mes shkëmbinjve, shkruan “Kosovarja”.