Nora Gjakova ka mposhtur xhudisten nga Taipei, Chen-Ling Lien.
Nora Gjakova, ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, Tokio 2019.
Në çerekfinale do të përballet me bullgaren Ivelina Ilieva.
Rrugëtimin drejt një medaljeje, Gjakova e nisi pa luftë në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë u ndesh me xhudisten nga Zelanda e re, Justine Bishop.
Ndërsa, në rundin e tretë, për ta zënë një vend në çerekfinale, u përball me xhudisten nga Taipei, Chen-Ling Lien.