Nora dhe Roberti bashkë në pushime, publikojnë pamje nga e njëjta dhomë hoteli

Nora dhe Roberti, pavarësisht ndarjes së tyre gjatë këtij viti, kanë vendosur t’i kalojnë pushimet dimërore së bashku.

Dyshen e shoqëron edhe vajza e tyre, Renée, shkruan Kosovarja.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është fakti se ish-çifti kanë publikuar pamje nga e njëjta dhomë hoteli, duke lënë të kuptohet qartë se po qëndrojnë në të njëjtin ambient.

Këto pushime dimërore kanë nxitur sërish aludimet për një ribashkim të mundshëm mes Norës dhe Robertit, sidomos pas zërave të fundit se mes tyre është rikthyer paqja dhe raporti është përmirësuar.