Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar nominin e Albin Kurtit për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka bërë me dije se as Albin Kurti dhe Glauk Konjufca po e nominojnë njeri-tjetrin.
Sipas tij, asnjeri nuk kanë arritur t`i marrin votat.
“E pash këtë nominimin e Kurtit nga LVV për mandatar, që është e drejt e tyre. Por ishte një simbolikë që dy mandatar, të dy nuk arritën të marrin voton për Qeveri në Kuvend, e njëri e mandatojke tjetrin”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka treguar edhe një herë nuk e përkrah asnjë qeveri Kurti.
“Vija të kuqe ne nuk kemi dhe nuk kemi pasë me asnjë parti politike shqiptare, ne nuk mbështesim një Qeveri 3, 4 apo 5, cilado qoftë nuk mbështesim, pra ky është dallim. I dëgjoj udhëheqësit tjerë që thonë se nuk kemi vija të kuqe, ata duhen të sqarohen, a është vijë e kuqe Kurti 4 apo 5?”, është shprehur Haradinaj.











