“Nuk kan besu” është titulli i këngës së re të Noizyt, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Është një këngë ritmike që i përshtatet këtij sezoni dhe pritet të pëlqehet nga fansat e shumtë të reperit.
Videoklipi që e shoqëron, krahas prezencës së miqve të Noizyt, karakterizohet edhe me femra atraktive, vetura dhe vende luksoze.
Për muzikën është kujdesur labeli OTR Records, ndërsa si zakonisht, tekstin e ka shkruar Rigels Rajku.
Fatlum Nerguti dhe Endi Hoxha janë kujdesur për xhirimin e videoklipit muzikor të kësaj kënge.