Nkunku nuk bind, Milan ngre stekën. Dy emra “big” për sulmin

Pasi siguroi Niclas Fullkrug deri në fund të sezonit, Milan nuk do të ndalet me kaq pasi ka dhe objektiva të tjerë në sulm. Pavarësisht se shënoi dy golat e parë me fanellën e Milanit në sfidën e fundit ndaj Veronës, Christopher Nkunku nuk ka bindur te kuqezinjtë dhe francezi mund të largohet që në merkaton e janarit.

Në rast largimi të Nkunku, Milan ka dy objkativa madhor për sulmin. I pari është ylli i ri i Brazilit, Rayan, 19-vjeçari i Vasco de Gama, i cili ka një klauzolë të frikshme prej 80 milionë eurosh. Në sezonin e fundit, Rayan shënoi 20 gola me klubin brazilian dhe konsiderohet tashmë si “Neymari i ri”.

Ndërsa emri i dytë që po ndjekin kuqezinjtë në sulm është një tjetër francez, Jean-Philippe Mateta, sulmuesi i Crystal Palace, i cili ka një vlerë në treg rreth 40 milionë euro.

The post Nkunku nuk bind, Milan ngre stekën. Dy emra “big” për sulmin appeared first on Telesport.