Njohja nga Kenia: Kurti falënderon Osmanin dhe Behgjet Pacollin, nuk e përmend Gërvallën

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, njoftoi sot se ka sigurar një njohje të re për Kosovën.

Pacolli tha se një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Bëhet fjalë për Republikën e Kenias.

Për këtë njohje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar presidenten e vendit Vjosa Osmanin dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli.

“Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën. Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje”, u shpreh Kurti.

Më tutje Kurti ka shprehur mirënjohje për presidentin e Kenias Ëilliam Samoei Ruto.

“Mirënjohje për presidentin e Kenias Ëilliam Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona. Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv”, tha Kurti.

Por Kurti nuk e përmendi fare ministren e punëve te jashtme, Donika Gërvallën.

Qeveria Kurti për këto vite sa ka qeverisur nuk ka sjell asnjë njohje të re. Njohja e fundit ishte në vitin 2020, ku Izraeli njohu Kosovën falë marrëveshjes ekonomike në Washington mes Kosovës dhe Serbisë.