Njohja e Kosovës nga Kenia, ish-ministri britanik: Vendim i mençur, sundimi serb nuk do të kthehet më

Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si një vendim të mençur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia.

Ai e vlerësoi atë si një hap në përputhje me qëndrimet e demokracive kryesore botërore.

Përmes një shkrimi në platformën X, ai ka reaguar ndaj kritikave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur atë një “kukull të Putinit” dhe duke theksuar se sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më.

“Një lëvizje e mençur nga Presidenti kenian William Ruto për të njohur Kosovën, në linjë me të gjitha ekonomitë kryesore demokratike. Kukulla e Putinit, lideri serb Vuçiq, bërtet, por Kenia, si Kosova, e di çfarë do të thotë të jesh një koloni. Sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më”, ka shkruar ai.

Ish-ministri britanik ishte një nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës që nga fillimi, duke kritikuar vazhdimisht politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe ndikimin e Rusisë në rajon.

MacShane, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se njohja nga shtete të tjera tregon se komuniteti ndërkombëtar po e konsolidon këtë realitet.

Presidenti i Kenias, William Ruto, para disa ditësh konfirmoi se vendi i tij ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu një nga shtetet e fundit që e ka marrë këtë vendim.

Ky sukses, ndodhi për për shkak të angazhimit të jashtëzakonshëm erdhi si rezultat i angazhimit të jashtëzakonshëm të ish-presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli.

Njohja e Kosovës nga Kenia ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi.