Arton Muhaxheri, njohës i çështjeve ekonomike, ka deklaruar se gjendja e punëtorëve në Kosovë është tejet e rënduar, veçanërisht pas shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe produkteve bazë. Ai ka theksuar se kjo situatë është pasojë direkte e mungesës së reagimit dhe masave të duhura nga ana e Qeverisë.
‘’Gjendja e punëtorëve në Kosovë është tejet e rënduar, sidomos pas shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe produkteve bazë. Kjo situatë është pasojë direkte e mungesës së reagimit dhe masave të duhura nga ana e Qeverisë’’, tha Muhaxheri.
Muhaxheri theksoi se pagat nuk janë përshtatur me rritjen e kostos së jetesës, ndërsa mbështetja për punëtorët, veçanërisht ata në sektorin privat, është pothuajse inekzistente. Ai shtoi se sindikatat po injorohen, kërkesat për paga dinjitoze po shpërfillen, dhe asnjë plan afatgjatë nuk po ofrohet për përmirësimin e kushteve të punës.
‘’Pagat nuk janë përshtatur me rritjen e kostos së jetesës, ndërsa mbështetja për punëtorët – veçanërisht ata në sektorin privat – është pothuajse inekzistente’’, tha Muhaxheri.