Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një plagosje.
Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën (i plagosur nga arma e zjarrit):
M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole).
Personat e arrestuar:
Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Xh. B mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Këta të tre ndodhen në objektet policore ku po intervistohen.
Ndërkohë që i dyshuari i katërt: A.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.
Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.