Njofton Hamza: PDK në Mitrovicë bën hapjen e fushatës të shtunën

Të shtunën në mbrëmje Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Mitrovicë e hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të tetorit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari aktual i komunës Bedri Hamza, i cili theksoi se hapja e fushatës bëhet në orën 19:00 në parkun e qytetit.

“Ky është një hap i rëndësishëm për qytetin dhe të ardhmen e çdo qytetari. Mitrovica ka nevojë për secilin prej nesh dhe ne jemi gjithmonë në shërbim të Mitrovicës, pa kushte, pa hezitim”, ka shkruar Hamza.

Në zgjedhjet lokale të vjeshtës në Mitrovicë nga radhët e PDK-së do të garoj Arian Tahiri me numrin 191.