Prishtinë, 2 dhjetor 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 87-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 22 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Gjatë periudhës 7-ditore (24 nëntor – 30 nëntor 2025) 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë subjektet politike të certifikuara:
Partitë politike:
- LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
- PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
- KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
- INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
- NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
- Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
- PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
- SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
- JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
- PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
- AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;
- Kosovaki Nevi Romani Partia;
- FJALA;
- LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
- KOSOVSKI SAVEZ;
- PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH).
Koalicionet:
- Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
- Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
- Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
Iniciativat qytetare:
- PSA; dhe
- Iniciativa Qytetare për Kosovë.
Kandidat i pavarur:
- NEDŹMIDIN SEJDILAR.
Informacione shtesë:
• Në mesin e subjekteve politike që kanë aplikuar është dhe NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA. Sipas njoftimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ky subjekt politik i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera, përveç listës së nënshkrimeve. Pas plotësimit të listës së nënshkrimeve, subjekti politik do t’i nënshtrohet certifikimit nga KQZ. Subjektit politik, i është dhënë afat për plotësim të listës së nënshkrimeve deri 3 dhjetor 2025, në orën 12:00.
• Ndërkaq, rekomandimi për certifikimin e partisë politike Srpska Lista, nuk mori votat e nevojshme për t’u certifikuar.











