Njoftim me rëndësi: Komuna paguan qira për të gjithë ata që jetojnë në shtëpi me rrezikshmëri

Dren Kukaj, Drejtor i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës ka bërë një njoftim me rëndësi për të gjithë banorët e Komunës së Prishtinës, të cilët jetojnë në shtëpi të vjetra e të dëmtuara e që paraqesin rrezik për banim.

Njoftimi i plotë nga Drejtori Kukaj:

THIRRJE ME SHUMË RËNDËSI!

Të gjithë qytetarët në kushte të rënda ekonomike dhe të cilët jetojnë në shtëpi të pasigurta për banim të paraqiten në sportelet e Komunës së Prishtinës apo të thërrasin numrat emergjent 0800 122 33 dhe 0800 122 44.

Drejtoria për Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike ka formuar një task forcë, e cila shërben për ta bërë evidentimin e shtëpive me rrezikshmëri të banimit. Kjo task forcë krahas evidentimit të pasigurisë në banim, bën edhe konstatimin e gjendjes së rrezikshmërisë (që është një nga kriteret) për subvencionimin e qirasë.

Pra, në rast se konstatohet se hapësira e banimit është në rrezik, ne menjëherë do paguajmë qiratë e banimit.

P.S. Ju lus të mos i paraqitni këto raste këtu në facebook, por vetëm sipas udhëzimeve të lartshënuara.