Njihuni me Agimen, mekaniken e vetme grua (Video)

Zanati i mekanikut është një profesion i cili praktikohet kryesisht nga meshkujt, por një grua në Shqipëri i ka thyer këto teori.
Agime Mehalla, është gruaja mekanike që të gjithë e njohin dhe ia lënë me besim të plotë makinat e tyre për tu rregulluar.
Zanati mësohet duke “vjedhur” të thotë Gimja teksa rregullon një makinë në punëtorinë e saj tek Ura e Zaranikës në Elbasan.
Kurrë nuk ka dashur të bëhej shofere as mekanike, por jeta e solli të jetë aty ku është sot .
“Atëherë ishte opinion shumë i keq. Por ishim dy motra binjake dhe bursa duhej ndarë në dy. Infermierinë ia lashë motrës, unë mora këtë se isha më e shëndoshë”, tha ajo.
Gimja është shembulli se nuk ka burra apo gra por vetëm njerëz që munden dhe ia dalin.