Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës gjatë ditës së premte janë nisur nga kampi “Vrella” për në Mitrovicën e Veriut, ku serbët kanë paralajmëruar protestë për shkak të moslejimit të zgjedhjeve serbe të 3 prillit.
Gjatë të mërkurës vetë kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se ka informata se do të organizohen protesta nga serbët e Kosovës.
Kurti ka thënë se këto protesta janë paralajmëruar, por sipas tij janë të panevojshme.
Vuçiq, Bërnabiq e Vulin reaguan pas suspendimit të gjyqtares serbe nga Mitrovica, që mori pjesë në takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Në një video të publikuar në Instagram, Vuçiq u shpreh se Kurti synon t’i sulmojë serbët kudo që janë.