Njeriu që i ka zgjatur karrierën Modric: Falë ushtrimeve të mia, do të luajë shumë mbi 40 vjeç

Në Zagreb e quajnë “The Elastic Bands Professor”. Vlatko Vucetic, drejtues i “Sport-Diagnostic Centre” në Fakultetin e Kinesiologjisë, ka studiuar për mbi 30 vite performancën, parandalimin e lëndimeve dhe qëndrueshmërinë e gjatë sportive. Ai është njeriu që i mësoi trupit të Luka Modric të mos plaket.

Historia fillon mbi 10 vite më parë. Modric shkoi në qendrën e tij për diagnozë dhe Vucetic i sugjeroi disa ushtrime me tri objektiva: përmirësimin e gjendjes fizike, reduktimin e rrezikut të lëndimeve dhe zgjatjen e karrierës. Në atë kohë, Modric luante 65 minuta me intensitet të lartë; sot, 40 vjeç, përfundon 90 minuta, plus shtesat.

Sekreti? Programi i parandalimit dhe mikro-ushtrimet me shiritat elastikë. Vucetic shpjegon: “Luka punon çdo ditë me shiritat elastikë. Kjo, plus motivimi dhe kurioziteti i tij, e mban të ri dhe në formë për tërë ndeshjen”. Metoda e tij i ka dhënë Modric “rininë e dytë”, duke bërë të mundur që të qëndrojë konkurrues në nivele të larta edhe pas 40 vitesh.

 

 

The post Njeriu që i ka zgjatur karrierën Modric: Falë ushtrimeve të mia, do të luajë shumë mbi 40 vjeç appeared first on Telesport.