Njëri nga të plagosurit në Prishtinë s’kishte të bëjë me dy familjet

Katër persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Indeksonline mëson se konflikti ndërmjet familjes Rafuna dhe Mehmeti erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje për prona.

Mirëpo, njëri prej personave të plagosur në këtë rast s’kishte të bëjë aspak me rastin.

Mësohet se i plagosur rëndë mbeti një kalimtar rasti, i cili ishte munduar të qetësojë situatën.

Ai është gjuajtur me kallashnikovë.