Baba e bir Bane dhe Aca Jevtiq janë rrahur sot në fshatin Krçevac, në dalje nga Topola, pasi Aca u ka bërtitur mbështetësve të Aleksandar Vuçiq që po shkonin në një tubim në Beograd – “Pompo, pompo”.
Jevtiq (62) ka pësuar fraktura dhe është shtruar në Qendrën Klinike në Kragujevc.
“Po kthehesha nga puna me babanë tim dhe u ndalëm në një restorant për të pirë një pije, në dalje nga Topola. Ishin parkuar disa makina dhe autobusë po vinin, unë njoh shumë nga ata njerëz. Unë bërtita ‘pompë, pompë’ dhe u nisa për në restorant”, tha Aca Jevtiq për N1.
Sipas tij, njëri nga grupi ka filluar ta ofendojë dhe ta godasë në kokë dhe ai ka marrë një gur për t’u mbrojtur. Kur e pa se sulmuesi po tërhiqej, ai hodhi një gur dhe u nis drejt babait të tij dhe më pas pa disa burra duke e rrahur.
“Babai im vetëm po përpiqej ta qetësonte situatën, është 62-vjeç, është apolitik dhe i lodhur nga të gjitha, nuk ka bërë kurrë një deklaratë politike. Kur u ktheva, dy-tre veta po e rrahën. Tani është në Qendrën Klinike në Kragujevc, ka fraktura në fytyrë dhe hundë, mavijosje”.
Ai shtoi se ai dhe babai i tij u thirrën në polici për deklarata, ndërsa sulmuesit u kthyen në autobus dhe vazhduan udhëtimin në Beograd.
“Pompë” është slogani i protestave të studentëve të muajve të fundit, raporton KosovaPress.
Sonte në Beograd po mbahet tubimi i mbështetjes së Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin.