Qindra, mijëra ndjekës, postuan në rrjetet sociale ‘selfie’-t e saj dhe fotot në të cilat ajo pozon, e së fundmi është përzgjedhur edhe për një fushatë publicitare.
Sa keq që Imma, modelja portreti i së cilës dallohet nga flokët ngjyrë rozë, nuk ekziston.
Ajo është tërësisht e krijuar në kompjuter.
E megjithatë, ajo është e padallueshme nga modelet e tjera të gjalla.
Prova që e dëshmon është një shërbim fotografik, në të cilin shfaqet bashkë me dy vajza të vërteta, Mayben dhe Aria.