Një vit pas divorcit, Jennifer Lopez fshin përgjithmonë Ben Affleck

Jennifer Lopez ka bërë një gjest domethënës një vit pas divorcit me Ben Affleck. Aktorja ka hequr tatuazhin dedikuar ish-burrit.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, tatuazhi nuk shihet më qartë si më parë. 

 

Në Ditën e Shën Valentinit në 2023, Jennifer zbuloi tatuazhin e ri që simbolizonte dashurinë e tyre: simboli i pafundësisë që përshkohej nga një shigjetën e Kupidit. Tatuazhi gjendet në anën e djathtë të kraharorit dhe mbante edhe emrat e tyre me shkrim dore.

Por gjatë një daljeje të fundit në tapetin e kuq ku ishte e veshur me një fustan të çarë në të dyja anët, u duk se tatuazhi ishte ndryshuar ose mbuluar me makijazh.