Një veturë përfshihet nga zjarri
Në orët e vona të së hënës në fshatin Gllamnik të Podujevës një veturë e tipit ‘Alfa Romeo’ është kapluar nga flakët.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes, ku po e heton rastin./Indeksonline/