Një vajzë dhunohet nga dy persona të panjohur në Mitrovicë

Një rast i rëndë i dhunës seksuale është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Mitrovicë të Jugut, ku një vajzë është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, kur dy persona të panjohur e kanë futur me forcë viktimën në një veturë dhe më pas e kanë dërguar në një lokacion tjetër, ku dyshohet se kanë kryer aktin e dhunimit.

“Mitrovicë Jugu / 30.07.2025 – 00:30. Është raportuar se dy persona të panjohur e kanë futur në veturë ankuesen femër kosovare dhe më pas të njëjtit e kanë dërguar në një lokacion tjetër dhe ndaj saj kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa viktima mbetet që të dërgohet në ekzaminimin mjekoligjor,” thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, ndërkohë që viktimës do t’i ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike.

The post Një vajzë dhunohet nga dy persona të panjohur në Mitrovicë appeared first on Kosovapost.net.