Një ton i grurit u pagua gati 200 euro më shtrenjtë se çmimi në treg, një pjesë nuk erdhi kurrë – detaje nga aktakuza kundër Rozeta Hajdarit

Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara e Ridvan Muharremi, do të përballen me drejtësinë.

Ata po akuzohen nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Gazeta Nacionale ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Speciale, ku si pasojë e dallavere me kompani të ndryshme turke e polake, buxheti i Kosovës u dëmtua në gati 3 milionë euro.

“Në periudhën kohore shkurt-mars të vitit 2022 në Prishtinë, Rozeta Hajdari, në pozitën e ministres, Irfan Lipovica, në pozitën e zëvendëssekretarit dhe Hafiz Gara në pozitën e drejtorit të Departamentit të Rezervave Shtetërore, që të gjithë në cilësinë e personave zyrtarë në kuadër të MINT, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe shkaktim të dëmit të buxhetit të Kosovës, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare si dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, ngase në kuadër të mjeteve buxhetore të ndara nga Qeveria e Kosovësn ë shumën prej 10 milionë euro, nuk i kanë kryer detyrat e domosdoshme përkitazi me procedurën e blerjes së mallrave të rezervës shtetërore të Kosovës për vitin 2022, konkretish produktin e grurit, vajit dhe sheqerit, për faktin se e kanë shmangur procedurës së hapur të prokurimit publik siç është përcaktuar në nenin 19 dhe 20 të Ligjit për Rezervat Shtetërore, dhe në kundërshtim me këto dispozita kanë aplikuar procedurën e negociuar, në kundërshtim edhe me kushtet e përcaktuara në nenin 35 të Ligjit për Prokurim Publik, veprime këto që bien në kundërshtim të plotë edhe me parimet e transparencës, konkurencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëvë ekonomik, të përcaktuara në nenin 7 të Ligjit për Prokurim Publik, ku si rezultat i kësaj, MINT me datë 15.03.2022 fillimisht ka lidhur kontratën bazë me OE “Yafe Turzim Insaat Sanay ve Ticaret Anonim Sirketi” me seli në Bursa të Turqisë për blerjen e grurit në sasi prej 10 mijë tonë, me çmim të përgjithshëm 4 milion e tetëqind e 34 mijë euro, ndërsa me datë 29.03.2022 aneks-kotratën me nr.1960-02 me të njëjtin operator ekonomik, për shpenzimet e transportit të grurit në sasinë e përcaktuar si në kontratën bazë nga shteti i Turqisë në deri në portin e Durrësit, në vlerë 295 mijë euro, ndërsa me OE “Xnato SP ZO” me seli në Poloni, ka lidhur kontratë për blerjen e vajit në sasi 200 mijë litra, dhe sheqerit në sasi 129 mijë kg, me çmim të përgjithshëm 276 mijë euro, ku edhe përkundër faktit se pagesa e çmimit të kontraktuar është në kundërshtim me Ligjin për Buxhetin të Vitit 2022, është bërë 100% në avancë nga MINT, OE “Yafe Turizm” nuk e ka përmbushur obligimin kontraktues sa i përket sasisë së grurit duke sjellë 58.98 tonë grurë më pak se si ishte përcaktuar në kontratë, përderisa OE “XANTO” nuk i ka sjellë fare produktet vaj dhe sheqer të përcaktuar në kontratë, dhe kështu ka cenuar rëndë interesin publik të Kosovës duke i shkaktuar dëm në shkallë të madhe buxhetit të Kosovës”, thuhet qysh në hyrje të aktakuzës të cilën e ka siguruar Gazeta Nacionale.

Ministrja Rozeta Hajdarit akuzohet se ka qenë e përfshirë direkt në dhënien e këtyre tenderëve, duke dëmtuar buxhetin e shtetit. Madje, duke paguar grurin gati 300 euro më shumë se sa ishte vlera në treg.

Duke mos përmbushur detyrat zyrtare, me datë 17.03.2022, pa publikim të shpalljes publike, dheduke u bazuar në procedurë të kundërligjshme me negocim, e zhviluar ndërmjet të pandehurve Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Tomas Tokarski, sipas sygjerimeve ndërmjetësimit, dhe ndihmës së të pandehurit Ridvan Muharremi, ka nënshkruar kontratë, me këtë operatorë ekonomikë për furnizim me vaj në sasi 200 mijë litra, dhe sheqer në sasi 120 mijë kilogramë, me çmim të përgjithshëm 274 mijë e 400 euro”, thuhet në aktakuzë.

Madje, Rozeta Hajdari, kishte nënshkruar aneks-kontratë për transport të grurit, edhe pse paraprakisht, kjo parashihej në kontratën fillestare.

“Më pas e pandehura Rozeta Hajdari, në koordinim të plotë edhe me të pandehurin Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, duke mos përmbushur detyrat zyrtare, ka vazhduar me shkelje të radhës, për blerjen e grurit në emër të MINT sipas kërkesës së Ridvan Muharremit ka nënshkruar aneks kontratën për furnizim me grurë, përmes së cilës MINT ka marrë për obligim shpenzimet e transportit të grurit në vlerë prej 295 mijë euro”, thuhet në aktakuzë.

“I pandehuri Hafiz Gara në koordnim të plotë me të pandehurit Irfan Lipovica dhe Rozeta Hajdari, me qëllim të kufizimit të konkurencës, favorizimit të operatorëve ekonomikë, dhe fshehjes së shkeljeve ligjore në këtë aktivitet, duke tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, me datë 25.02.2022 përmes emailit zyrtar nën arsyetimin e përshpejtimit të procedurave të furnizimit me mallra të Departamentit të Rezervave Shtetërore ka kërkuar nga i pandehuri Irfan Lipovica, që të parashtrojë kërkesë në Qeverinë e Kosovës për përjashtim nga procedura e prokurimit dhe në raport me këtë i pandehuri Irfan Lipovica në bashkëveprim me të pandehurën Rozeta Hajdari, në të njëjtën datë, me dijeni se po veprojnë në kundërshtim me nenin 19 dhe 20 të Ligjit për Rezerva Shtetërore të Mallrave, duke tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, i kanë drejtuar Qeverisë së Kosovës kërkesën për përjashtim nga procedurat e prokurimit për furnizim me produkte të rezervës shtetërore të mallrave, së bashku me deklaratën e pajtueshmërisë, memorandumit shpjegues, dhe draft propozim – vendim, të cilin qeveria e Kosovës e kishte miratuar të nesërmen me datë 26.02.2022, me vendim numër 01/65, poashtu siç ishte draftuar nga të pandehurit, i cili përveç se ishte bazuar në nenin 3 të ligjit për Prokurimin Publik, ligj i cili nuk ishte në fuqi në atë kohë, për shkak të ndryshimit të tij, dhe përmbajtjen e kishte në kundërshtim me nenin 9, 19 dhe 20”, thuhet në aktakuzë.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se gjuha e vrazhdë politike që po promovojnë politikanët ka ngritur nivelin e polarizimit të shoqërisë. Ai ka bërë me dije se kjo gjuhë është bërë burim i dhunës që po rritet gjithandej. Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se duhet të ndalet ky fenomen. “Gjuha e vrazhdë politike që po promovojnë politikanët ka ngritur nivelin e polarizimit të shoqërisë dhe është bërë burim i dhunës, e cila po rritet gjithandej. Për ta ndalur këtë fenomen, duhet të kundërshtojmë me forcë gjuhën e ashpër politike që ndan shoqërinë dhe si pasojë, nxit dhunën fizike”, ka shkruar ai.