Pas afrimit të Luca Zidane në kombëtaren algjeriane, tetorin e kaluar, dhe paraqitjes së tij pozitive në Kupën e Afrikës, federata e futbollit të këtij vendi po sheh sërish drejt familjes “Zidane”. Objektivi i radhës është vëllai më i vogël, Elyaz Zidane, mbrojtës i lindur në vitin 2005, i konsideruar një talent premtues për të ardhmen e repartit defensiv.
Sipas mediave algjeriane, drejtuesit e shohin si një përforcim ideal në kuadër të rinovimit të mbrojtjes, duke investuar te lojtarë të rinj me potencial afatgjatë. Megjithatë, situata mbetet në fazë paraprake, pasi lojtari nuk ka nisur ende procedurat për ndryshimin e kombëtares sportive.
Elyaz ka luajtur për përfaqësueset e moshave të Francës, me 46 ndeshje dhe 3 gola nga U-17 tek U-20, çka kërkon hapa formalë para një kalimi të mundshëm. Mungesa e një sinjali të qartë nga lojtari e ka ftohur entuziazmin fillestar, vendimi final i takon vetëm atij.
The post Një tjetër Zidane me fanellën e Algjerisë? Pas Luca, federata synon edhe Elyaz appeared first on Telesport.










