Nëse merkaton e kësaj vere, e cila u mbyll më 1 shtator, Barcelona ishte shumë pasive dhe transferoi vetëm Joan Garcia nga Epsanyol për 25 milionë euro dhe huazimin e Marcus Rashford, vera e ardhshme pritet të jetë shumë aktive për katalanasit.
Një nga yjet që Joan Laporta ka premtuar se do transferojë te Barcelona verën e ardhshme është Kenan Yildiz. Laporta beson se transferimi i Kenan Yildiz do të ishte një lëvizje e shkëlqyer si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen e klubit.
Hansi Flick po ashtu ka treguar një entuziazëm të madh për mundësinë e transferimit të Kenan Yildiz. Trajneri gjerman mendon se profili i fantazistit turk do të përshtatej në mënyrë të përkryer në sistemin e tij te katalanasit.
Juventus e vlerëson shumë yllin turk dhe e sheh atë si pjesë e rëndësishme, por nuk do i thoshte dot “jo” një oferte shumë të mirë ekonomike. Në rast se Juventus do vendosë të shesë Kenan Yildiz, shifra minimale që do të kërkojë për kartonin e tij është 100 milionë euro.
The post Një tjetër premtim i Laportës, Barcelona mëson çmimin e Kenan Yildiz appeared first on Telesport.